来源:CRI 类型:原创 分类:新闻
2005-06-13 23:41
Mediat franceze e angleze i kushtojnë vëmendje marrëveshjes së tregtisë tekstile midis Kinës dhe Bashkimit Evropian
Korrespondentët e Radios së Jashtme të Kinës njoftuan se pas arritjes më 11 qershor të marrëveshjes midis Kinës dhe Bashkimit Evropian për problemin e tregtisë tekstile, mediat angleze e franceze bënë përkatësisht njoftime dhe janë të mendimit se Kina dhe Bashkimi Evropian shmangën një luftë tregtare në mënyrë me përgjegjësi.
Sipas njoftimeve të gazetës franceze "La Liberacion", anëtari i Komitetit të Bashkimit Evropian që përgjigjet për tregtinë Peter Mandelson tha se arritja e marrëveshjes së tregtisë tekstile midis Kinës dhe Bashkimit Evropian është një masë që do t'u sjellë të dy palëve fitime.
Gazeta "Le Figaro" botoi një artikull me titull: "Bashkimi Evropian dhe Kina nënshkruan marrëveshjen e luftës së armëpushimit për tekstile" ku thuhet se arritja e marrëveshjes së tregtisë tekstile midis Kinës dhe Bashkimit Evropian i ka dhënë industrisë tekstile të Bashkimit Evropian një kohë të rregullimit.
Gazeta angleze "Independent" tha se Kina dhe Bashkimi Evropian arritën marrëveshjen duke shmangur ndodhjen e luftës tregtare.