Home > Commercial News

来源:CRI 类型:原创 分类:新闻

2005-06-05 17:17

Banka e Zhvillimit Aziatik ka investuar 12 miliardë dollarë amerikanë në Kinë
Korrespondenti i Agjencia Hsinhua mësoi më 4 qershor nga mbledhja e APEK-ut mbi "Ekonominë e riqarkullimit dhe zhvillimin e vrullshëm të krahinave perëndimore të Kinës" se deri tani Banka e Zhvillimit Aziatik ka investuar gjithësej 12 miliardë dollarë amerikanë në mbi 90 objekte në Kinë. Funksionari i përfaqësisë së kësaj banke në Kinë tha se këto investime në Kinë përqëndrohen në fushat e komunikacionit, të energjisë, të mjedisit dhe të hidrocentralit. 80% të objekteve me kredi nga kjo bankë janë në krahinat perëndimore të Kinës. Kina u pranua në Bankën e Zhvillimit Aziatik në vitin 1986. Të dyja palët kanë zhvilluar bashkëpunim të gjerë në zhvillimin ekonomik, në zhdukjen e varfërisë dhe në mbrojtjen e mjedisit.