Home > Commercial News

来源:cri 类型:原创 分类:新闻

2005-06-06 17:22

Wu Yi: shpreson se Kina dhe SHBA-ja do të ruajnë dhe zhvillojnë marrëdhëniet e mira ekonomiko-tregtare
Korrespondenti i Radios së Jashtme të Kinës njoftoi se gjatë takimit më 4 qershor në Pekin me sekretarin amerikan të tregtisë Gutierrez dhe përfaqësuesin amerikan tregtar Portman, që ndodhen për vizitë në Kinë, zv/kryeministrja e Kinës Wu Yi tha se qeveria kineze i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve ekonomiko-tregtare kino-amerikane dhe shpreson se Kina dhe SHBA-ja do të përpiqen së bashku dhe në mënyrë largpamëse, për të ruajtur dhe zhvilluar marrëdhëniet e mira ekonomiko-tregtare midis dy vendeve. Wu Yi tha se problemi i tregtisë së tekstileve është një nga problemet e rëndësishme që shtrohen përpara zhvillimit të marrëdhënieve ekonomiko-tregtare midis dy vendeve dhe pala kineze tregon vëmendje të madhe për këtë. Ajo tha se integrimi i tekstileve i gjithë globit është një nga bazat e sistemit ekzistues të tregtisë shumëpalëshe. Kufizimi nga SHBA-ja i tekstileve kineze ka goditur rëndë prodhimin e tekstileve të Kinës dhe ka goditur gjithashtu besimin e ndërmarrjeve dhe të publikut kinez për sistemin ndërkombëtar të tregtisë shumëpalëshe. Kina, si anëtare e OBT-së, duhet të gëzojë të drejtat e interesat e integrimit të tekstileve të gjithë globit. Ajo shpresoi se pala amerikane do të kuptojë plotësisht seriozitetin e këtij problemi dhe të nxitë në mënyrë thelbësore zgjidhjen e këtij problemi. Lidhur me mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, Wu Yi shpresoi se pala amerikane do të vlerësojë si duhet përparimet e arritura nga Kina në çështjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe do të nxitë së bashku me palën kineze çështjen e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale. Gutierrez dhe Portman thanë se qeveria e Bushit respekton tregtinë e drejtë dhe liberale dhe i kushton rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve ekonomiko-tregtare me Kinën. Pala amerikane i kushton rëndësi rolit të Komisionit të Përbashkët Kina-SHBA për Tregti dhe shpreson se të dyja palët do të përpiqen bashkerisht në zgjidhjen e problemeve, me të cilat preokupohen të dyja palër.