来源:cri 类型:转载
2006-10-26 17:53
Hu Jintao: Pala kineze është e gatshme të çojë përpara partneritetin e gjithanshëm strategjik kino-evropian
Korrespondentja e Radios së Jashtme të Kinës njoftoi se gjatë bisedimeve më 26 tetor në Pekin me presidentin e Francës Shirak, kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao tha se pala kineze është e gatshme që të përpiqet së bashku me vendet e BE-së, duke përfshirë edhe Francën, të çojnë përpara dhe të thellojnë partneritetin e gjithanshëm strategjik kino-evropian.
Duke folur për marrëdhëniet kino-franceze, Hu Jintao tha se pala kineze dëshiron që së bashku me palën franceze të thellojnë bashkëpunimin ekonomiko-tregtar midis dy vendeve dhe veçanërisht bashkëpunimin në burimet energjetike, në fluturimet ajrore dhe kozmike dhe në komunikacion, dhe të ngrenë nivelin e bashkëpunimit në telekomunikacion, në shërbimet financiare dhe në mbrojtjen e mjedisit, në mënyrë që të realizohet para kohe objektivi që vëllimi tregtar midis dy vendeve të arrijë në 40 miliardë dollarë amerikanë.
Gjatë bisedimeve Shirak tha se qarkorja e BE-së për ndalimin e shitjes së armëve Kinës nuk përputhet me gjendjen aktuale të zhvillimit të marrëdhënieve evropiano-kineze dhe se Franca do të vijojë të nxitë heqjen e kësaj qarkoreje. Franca nxit BE-në të njohë statusin e plotë të Kinës si vend me ekonomi të plotë tregu. Ai ritheksoi gjithashtu se Franca do të këmbëngulë në ndjekjen e politikës së "një Kine" dhe në kundërshtimin e "pavarësisë së Tajvanit".