Home > Commercial News

来源:cri 类型:转载

2006-10-23 20:39

Filloi programi i shkëmbimit dhe i kualifikimit të administratorëve të Kinës dhe të Evropës
Sipas njoftimeve të Agjencisë Kineze të Lajmeve Hsinhua, kohët e fundit, filloi zyrtarisht programi i shkëmbimit dhe i kualifikimit të administratorëve të Kinës dhe të Evropës. Kina dhe Bashkimi Evropian do të investojnë bashkërisht 23 milionë euro për këtë program. Sipas planit, deri në vitin 2010, Kina dhe Evropa do të kualifikojnë për se cilën palë 200 administratorë që do të dinë gjuhët e të dy palëve dhe njëkohësisht do të kenë njohuri të mira për kulturat dhe rregullat tregtare të të dy palëve. Sipas këtij plani, përvec kualifikimit në fakultetet e biznesit të shkollave të larta të kategorisë së parë të Evropës, studentët kinezë do të kenë edhe rast për tu kualifikuar në ndërmarrjet e njohura evropiane për të fituar përvojat e para tregtare. Siç mësohet, që nga viti 1999 deri në vitin 2003, ky program që ishte programi i kualifikimit të administratorëve të rinj të Kinës dhe të Evropës, u dha 162 studentëve të palës evropiane raste për kualifikimin në gjuhën kineze të biznesit dhe për praktikë në Kinë.