来源:CRI 类型:转载 分类:政策
2011-08-25 15:57
Ndryshimi i mënyrës së krijimit për zhvillim
Ekonomia e Wenzhout që quhet "ekonomi popullore", ka treguar githmonë vitalitet të madh. Qysh nga fillimi i këtij viti, ndërmarrjet e mesme dhe të vogla të Wenzhout kanë shfaqur vitalitet të lartë edhe pse gjendja makroekonomike është e ndërlikuar dhe ka shumë vështirësi të ndryshme. Më poshtë do t'ju flasim për raportazhin mbi gjendjen e zhvillimit të ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla të Wenzhout për vitin 2011.
Gjatë procesit të intervitës së kohëve të fundit për këto ndërmarrje të sipërpërmendura, gazetari mësoi se gjatë disa vjetëve të fundit, shumë ndërmarrje prodhuese me një gamë të gjerë produktesh si syze, çakmakë, çelësa etj, nuk po arrinin të çanin dot në tregun e jashtëm dhe shitjet, rrjedhimisht edhe fitimi ishin shumë të ulëta. Por me kalimin e viteve, edhe këto ndërmarrje ndryshuan. Përfundoi koha kur këto ndërmarrje mbështeteshin tek prodhimi i ulët për të siguruar fitimin. Një pjesë e tyre filluan të ndryshonin taktikën e prodhimit, me qëllim që të rritnin cilësinë e produkteve.
Prodhimi i çakmakëve është një nga 4 industritë kryesore të Wenzhout. Çakmaku i prodhuar nga Wenzhou, mbulon 70% të tregut botëror. Drejtori i përgjithshëm i kompanisë së prodhimit të çakmakëve Dongfang të Wenzhout tha se në prodhimin e këtij produkti mungon e drejta e pronësisë intelektuale. Gjatë 2 vjetëve të fundit, rritja e çmimeve të lëndëve të para dhe të materialeve ndihmëse ka bërë që fitimi nga shitja e çakmakëve të jetë më i ulët. Ai është i mendimit se ndërmarrjet e prodhimit të çakmakëve të Wenzhout duhet të përmirësojnë pandërprerë cilësinë e produkteve të tyre si dhe të krijojnë markat e veta.
Drejtori i përgjithshëm i kompanisë me përgjegjësi të kufizuar tekniko-shkencore, Chu Jianping, tha se ne jemi një ndërmarrje prodhimi e këpucëve. Në vitin 2006, ai vendosi të ndryshojë llojin e produkteve që prodhonin, pra nga këpucë në prodhimin e produkteve LED. Gjatë 5 vjetëve të fundit u investuan mbi 100 milionë juanë në prodhimin e produkteve LED.
Duke folur për arsyen e ndryshimit të prodhimit të produkteve, ai është i mendimit se prodhimi i këpucëve nuk ka ndonjë përfitim të madh. Nëpërmjet përpjekjeve disavjeçare, ndërmarrja e tij ka arritur suksese të konsiderueshme.
Vitet e fundit, shumë ndërmarrje të Wenzhout filluan ndryshimin e mënyrës së prodhimit dhe kanë kërkuar një rrugë të re në shumë fusha të industrive të ekonomisë. Sipas të dhënave statistikore të qytetit Wenzhou, gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, vëllimi i prodhimit të përgjithshëm të industrisë me teknologji të lartë dhe të re të Wenzhout kaloi për herë të parë 50 miliardë juanët, duke u shtuar 20.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Deri në qershor të këtij viti, numri i ndërmarrjeve industriale në Wenzhou arriti në 3990. Ndërmarrjet e mesme dhe të vogla të Wenzhout po bëjnë një progres të vazhdueshëm me hapa gjigantë.